• e martë, 24 dhjetor 2024

Zelenski arriti në Lituani, parashihen vizitat në Estoni dhe Letoni

Zelenski arriti në Lituani, parashihen vizitat në Estoni dhe Letoni

Kiev, 10 janar 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski sot ka njoftuar se pas vizitës së sotme në Lituani, do të vizitojë dhe Estoninë dhe Letoninë.

"Estonia, Letonia dhe Lituania janë miqtë tanë të sigurtë dhe partnerë parimorë. Sot arrita në Vilnus para se të nisem për Talin dhe Rigë", ka shkruar Zelenski në profilin e tij në rrjetin "X".

Ai dje ka biseduar me presidentin rumun Klaus Johanis për mënyrat e rritjes së kapaciteteve të pikave kufitare midis Rumanisë dhe Ukrainës, ndërsa në një bisedë me kolegun e tij polak, Andzhej Duda, tha se kufiri midis dy vendeve duhet të jetë "kufiri i bashkimit" dhe ka falënderuar Varshavën për mbështetjen e rrugës së Ukrainës drejt BE-së dhe NATO-s.

Zelenski gjithashtu do të marrë pjesë përmes video lidhjes në Forumin ekonomik botëror (FEB) në Davos javën e ardhshme, kur do të ketë një paraqitje speciale për pjesmarrësit. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR