Zelenski arrin në Dubrovnik ku do të marrë pjesë në Samitin Ukrainë- Evropa Juglindore
- Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski ka arritur në Dubrovnik ku do të marrë pjesë në samitin Ukrainë- Evropa Juglindore.
- Post By Fami Bajrami
- 15:10, 9 tetor, 2024

Dubrovnik, 9 tetor 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski ka arritur në Dubrovnik ku do të marrë pjesë në samitin Ukrainë- Evropa Juglindore.
Ai tha se planifikon të diskutojë me bashkëbiseduesit e tij për përgjigjen e përbashkët dhe sfidave të sigurisë dhe përpjekjeve ndërkombëtare për zbatimin e formulës ukrainase për paqe, si dhe bashkëpunimin në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Ky është samiti i tretë i organizuar në këtë format – i pari u organizua në gusht të vitit 2022 në Athinë, ndërsa i dyti në shkurt të këtij viti në Tiranë. rq/
Foto: EPA