• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski aleatëve: Putini ju teston, duhet ashpër të përgjigjeni

Zelenski aleatëve: Putini ju teston, duhet ashpër të përgjigjeni

Kiev, 22 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski deklaroi se sulmi rus ndaj Ukrainës me lloj të ri të raketës balistike është "eskalim i qartë dhe serioz" në luftën dhe bëri thirrje në dënim të fuqishëm nga bashkësia ndërkombëtare.

"Ky është eskalim i qartë dhe serioz i madhësisë dhe brutalitetit të kësaj lufte", ka publikuar Zelenski në "Iks", pas sulmit ndaj qytetit Dnjipro në qendër të vendit.

Ai bëri me dije se përdorimi i raketës balistike kundër Ukrainës sot është edhe një dëshmi se Rusia nuk është e interesuar për paqe dhe shtoi se Putini "e teston botën", se kjo është ajo që e bën dhe se vetëm me reagim vendosës, Perëndimi mund ta ndalë.

"Bota duhet të përgjigjet", tha ai.

Presidenti rus, Vlladimir Putin në fjalimin e mbrëmshëm televiziv deri te kombi tha se Rusia dje ka shtënë raketë hipersonike balistike me rreze veprimi të mesme ndaj një objekti ushtarak ukrainas, si përgjigje ndaj përdorimit të raketave amerikane dhe britanike nga ana e Kievit.

Në koment në X, Zelenski tha se pranimi i Putinit për përdorimin e armës së re është edhe një eskalim në luftë, e cila tanimë po zgjat më shumë se 1.000 ditë.

"Putni jo vetëm se e vazhdon luftën, ai u pështynë në fytyrë atyre në botë, të cilët me të vërtetë dëshirojnë ta kthejnë paqen. Bota duhet të përgjigjet. Në këtë moment nuk ka reagim të fuqishëm nga bota...Mungesa e reagimeve të ashpra ndaj veprimeve të Rusisë dërgon porosi se sjellja e tillë është e pranueshme", ka shkruar Zelenski. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR