• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski akuzon Rusinë për përdorimin e dronëve për të destabilizuar Evropën

Zelenski akuzon Rusinë për përdorimin e dronëve për të destabilizuar Evropën

Kiev, 8 tetor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski akuzoi Rusinë se bën përpjekje ta destabilizojë Evropën përmes përdorimit të dronëve për sabotim dhe përçarje.

Në video fjalimin e tij Zelenski mbrëmë tha se Moska po përdor të ashtuquajturën "flotën në hije" jo vetëm për financimin e luftës përmes transportit të naftës me tankerë, por edhe për sabotim dhe përpjekje të ndryshme për të minuar stabilitetin në të gjithë kontinentin.

"Lëshimet e fundit të dronëve nga tankerët janë një shembull i tillë, tha ai, duke cituar informata të inteligjencës nga shërbimet e jashtme ukrainase.

Informacioni zyrtar në lidhje me origjinën e dronëve kohë më parë të vërejtur në vende duke përfshirë edhe Danimarkën dhe Gjermaninë ende nuk është konfirmuar. Rusia mohoi çdo lloj përzierje.

Dmitrij Medvedev, zëvendëskryetar i këshillit rus për siguri kombëtare, sugjeroi se vetë forcat ukrainase ndoshta përdorin dronë të tillë provokues për ta tërhequr Evropën në luftën kundër Rusisë. Ukraina, gjithashtu, prodhon dronë me rreze të gjatë veprimi.

"E ndaj këtë informacion që e kemi me partnerët tanë, dhe është thelbësore që ata të ndërmarrin hapa konkret si përgjigje e Rusisë", tha Zelenski, duke shtuar se do të ketë takime dhe negociata të mëtejshme, edhe publikisht edhe pas dyerve të mbyllura. Ai nuk dha detaje shtesë.

"Rusët duhet ta dinë se asnjë nga veprimet e tyre shkatërruese – të gjitha gjërat e neveritshme që bëjnë – nuk do të mbeten pa përgjigje nga bota", shtoi ai. sa/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR