• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski është i gatshëm për shkëmbimin e ushtarëve të burgosur koreanoverior me ata ukrainas

Zelenski është i gatshëm për shkëmbimin e ushtarëve të burgosur koreanoverior me ata ukrainas

Kiev, 13 janar 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski dje tha se Kievi është i gatshëm t'i dorëzojë ushtarët koreanoverior te lideri i tyre Kim Xhong Un, nëse ai mund ta sigurojë shkëmbimin e tyre për ushtarët e robëruar ukrainas në Rusi.

"Përveç ushtarëve të parë të bugosur nga Koreja e Veriut, me siguri do të ketë edhe më shumë. Çështje kohe është kur ushtarët tanë do të arrijë të robërojnë edhe të tjerë", shënoi Zelenski në X.

Zelenski të shtunën njoftoi se Ukraina ka robëruar dy ushtarë të Koresë së Veriut në rajonin rus Kursk.

Sipas vlerësimeve ukrainase dhe perëndimore, rreth 1.000 ushtarë të Koresë së Veriut janë në rajonin e Kurskit për t'u ndihmuar forcave ruse. Rusia as nuk konfirmoi as nuk përgënjeshtroi praninë e tyre.

Zelenski citon se forcat ruse dhe koreanoveriore kanë pësuar humbje të mëdha.

"Ukraina është e gatshme t'ia dorëzojë ushtarët Kim Xhon Un, nëse ai mund të organizojë shkëmbimin e tyre me ushtarët tanë në Rusi", tha Zelenski.

Zelenski tha se mund të ketë opsione tjera për ushtarët e Koresë së Veriut të cilët nuk duan të kthehen në vend, "dhe se atyre që shprehin dëshirë për të afruar paqen me përhapjen e së vërtetës për këtë luftë në gjuhën koreane do t'u jepet ai opsion". sa/ 

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR