• e mërkurë, 03 korrik 2024

Zelenski: Çminimi i Ukrainës do të zgjasë me vite

Zelenski: Çminimi i Ukrainës do të zgjasë me vite

Kiev, 13 gusht 2023 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi se pastrimi i tokës ukrainase nga minat ruse mund të zgjasë me vite, dhe jo me dekada.

Zelenski në video porosi tha se për çminim nevojitet pajisje nga partnerët, por se gjithashtu është shumë me rëndësi të krijohet bazë prodhuese në Ukrainë.

"Çdo ditë ekspertët tanë zbulojnë qindra lëndë shpërthyese. Sa më shumë automjete dhe drone speciale për pastrim të minave kemi, aq më aktivisht do të mund ta kthejmë sigurinë", theksoi Zelenski.

Ai deklaroi se për momentin 174.000 kilometra katrorë nga Ukraina janë potencialisht të rrezikshme për shkak të minave të pashpërthyera. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR