• e diel, 18 janar 2026

Zelanda e Re me fishekzjarre dhe ngjarje publike e priti vitin Vitin e Ri 2026

Zelanda e Re me fishekzjarre dhe ngjarje publike e priti vitin Vitin e Ri 2026

Velington, 31 dhjetor 2025 (MIA) - Zelanda e Re e priti Vitin e Ri 2026 me fishekzjarre të organizuara dhe ngjarje publike, me çka duke e bërë Paqësorin të parin në botë që hyri në vitin e ri kalendarik. 

Në Oklend, qyteti më i madh në vend dhe qyteti i parë më i madh që priti vitin 2026, monumentet kryesore u ndriçuan, ndërsa në kullën "Skaj Tauer" u projektuan fotografi të"momenteve të veçanta" të dërguara nga qytetarët gjatë vitit 2025.

Numërimi mbrapsht filloi në urën e "Oklend Harbor Brixh", pas çka vijuan fishekzjarret nga "Skaj Tauer".

Kryeqyteti Velington, gjithashtu, organizoi një shfaqje fishekzjarresh dhe një program muzikor në qendër të qytetit. Viti i Ri në pjesën kryesore të Zelandës së Re erdhi në orën 12:00 sipas kohës së Maqedonisë, ndërsa Ishujt Çetemsk e pritën Vitin e Ri 45 minuta më herët. rq/

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR