• e martë, 05 nëntor 2024

Zekolli- Shaqiri: Po zgjidhim me sukses problemin me pagat e punonjësve të Postës dhe të punësuarve në IH dhe Transportit

Zekolli- Shaqiri: Po zgjidhim me sukses problemin me pagat e punonjësve të Postës dhe të punësuarve në IH dhe Transportit

Shkup, 19 gusht 2024 

Po zgjidhim me sukses problemin e trashëguar me pagat e punonjësve të Postës së Maqedonisë dhe të punësuarve në Infrastrukturën e Hekurudhave të Maqedonisë dhe Transportit. Pas disa muajsh vonesa më nuk do të ketë probleme me pagat. Një lajm që i gëzon 4,400 familje, të cilat më në fund po marrin atë që ju takon për punën e tyre të palodhur. 

Ne si Qeveri jemi të angazhuar t’i japim çdo punonjësi atë që i takon, duke përmbushur një detyrim shumë të rëndësishëm. Joserioziteti i Qeverisë së kaluar ka bërë që t’i kemi sot këto rezultate. Nuk e kishin aspak parasysh rëndësinë e pagës së punonjësve. Por ne, menjëherë morëm vendimin për ta rikthyer stabilitetin dhe për të siguruar që një situatë e tillë asnjëherë të mos përsëritet.

Padyshim se duhet falënderuar edhe menaxhmentin e Postës së Maqedonisë, Infrastrukturës së Hekurudhave dhe të Transportit. Ata bënë një punë të shkëlqyer për ta zgjidhur këtë problem. Megjithatë, sigurojmë se nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar ata që lejuan të ndodhë kjo situatë. Hetimet do të fillojnë së shpejti dhe padyshim që do të ketë përgjegjësi.

 KALOJMË NË VEPRIM!

Kaltrina Zekolli Shaqiri, zëvendësministre e Ministrisë së Transportit 

________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR