Zekolli Shaqiri: Maqedonina e Veriut bëhet një pikë e rëndësishme në hartën e transportit ajror
- Një zgjerim i ndjeshëm i rrjeteve të fluturimeve, të cilat do të ofrojnë gjashtë destinacione të reja dhe do t’i lidhin qytetarët e vendit tonë me qendra kryesore ndërkombëtare.
- Post By Fami Bajrami
- 09:35, 28 tetor, 2024

Shkup, 28 tetor 2024
Kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të rëndësishëm sa i përket fluturimeve të reja nga dy Aeroportet në Maqedoninë e Veriut, atë të Shkupit dhe Ohrit. Një zgjerim i ndjeshëm i rrjeteve të fluturimeve, të cilat do të ofrojnë gjashtë destinacione të reja dhe do t’i lidhin qytetarët e vendit tonë me qendra kryesore ndërkombëtare.
Nga data 30 mars 2025, dy herë në javë fluturim Shkup - Dubai - Shkup me kompaninë “FlyDubai”
Nga data 30 qershor 2025, dy herë në javë fluturim Shkup - Barcelonë - Shkup
Nga muaji qershor, 2025, tre herë në javë fluturim Shkup - Lion - Shkup
Nga viti i ardhshëm, tre herë në javë fluturime Shkup - Shtutgart - Shkup
Nga ana tjetër, Aeroporti i Ohrit, një destinacion i rëndësishëm për turistët në Maqedoninë e Veriut, po zgjerohet me disa linja të reja.
Nga Ohri do të ketë fluturim dy herë në javë Ohër - Basel/Mulhouse - Ohër
Lajm tjetër i rëndësishëm është që kompania “Turkish Airlines” do të fillojë rregullisht me fluturime nga Aeroporti i Ohrit. Nga marsi i vitit 2025, me destinacion Ohër - Stamboll – Ohër.
Rritja e numrit të linjave ajrore dhe shtimi i fluturimeve të reja do të ndikojë padyshim në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë. Gjithashtu krijon mundësi të reja për të bashkëpunuar ndërkombëtarisht dhe në shkëmbim të kulturave. Fluturimet e reja do ta lehtësojnë udhëtimin e qytetarëve dhe vizitorëve. Kështu, Maqedonina e Veriut bëhet një pikë më e rëndësishme në hartën e transportit ajror.
Kaltrina Zekolli Shaqiri, zëvendësministre e Transportit