• e premte, 05 dhjetor 2025

Zbulohet njëri nga autorët e vrasjes në Çashkë, tjetri është në kërkim

Zbulohet njëri nga autorët e vrasjes në Çashkë, tjetri është në kërkim

Shkup, 7 nëntor 2025 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike e Velesit ka lëshuar urdhër për kryerjen e procedurës hetimore kundër një personi për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka qenë bashkëpunëtor në veprën penale "vrasje" sipas nenit 123 paragrafi 1 i Kodit Penal, për ngjarjen e 5 nëntorit, në vendin e quajtur Porojnicë, pranë rrugës prej dheu nga Çashka në fshatin Busilc, ku i dyshuari, së bashku me një person tjetër që ende nuk është identifikuar, e kanë privuar nga jeta banorin e Velesit, Gjelo Gjoshev.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari fillimisht e ka joshur viktimën dhe e ka çuar atë në vendin e ngjarjes me makinën e tij, dhe më pas, së bashku me personin tjetër, e kanë qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar një plagë me armë zjarri në kafkë, nga e cila viktima ka ndërruar jetë.

"I dyshuari më parë ka qenë kryerës i një vepre penale grabitje dhe sipas disa provave që tashmë janë siguruar, pas vrasjes në Çashkë ai është përpjekur të fshehë gjurmët dhe në këtë mënyrë të ndikojë në procedurë. Për këto arsye, prokurori publik është i qartë për rrezikun e arratisjes, mundësinë e ndikimit te dëshmitarët dhe rrezikun e përsëritjes së krimit, prandaj ka paraqitur një propozim për caktimin e masës së paraburgimit", thuhet në kumtesën e PPRMV-së.

Pas urdhrave të prokurorit publik, Ministria e Punëve të Brendshme po punon intensivisht për të identifikuar bashkëpunëtorin tjetër, si dhe motivet e sakta të vrasjes. sa/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR