Zbulimi britanik: Rusia pëson humbje nga java e parë e invazionit
- Informatat më të reja zbuluese nga Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe thonë se gjatë dy javëve të kaluara, Rusia me siguri pësoi shkallën më të lartë të viktimave nga java e parë e invazionit në Ukrainë.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:55, 12 shkurt, 2023

londër, 12 shkurt 2023 (MIA) - Informatat më të reja zbuluese nga Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe thonë se gjatë dy javëve të kaluara, Rusia me siguri pësoi shkallën më të lartë të viktimave nga java e parë e invazionit në Ukrainë.
"Edhe pse zbulimi mbrojtës nuk mund ta konfirmojë metodologjinë e Ukrainës, trendet që i tregojnë të dhënat me siguri janë të sakta.
Mesatarisht, në shtatë ditët e fundit ka pasur nga 824 viktima në ditë, që është mbi katër herë më shumë nga shkalla e paraqitur në periuhdën prej qershorit deri në korrik të vitit 2022", thuhet në kumtim. ab/