• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Zbatimi i ligjit për personat e paregjistruar është tema kryesore e takimit Trençevska-Sandri

Zbatimi i ligjit për personat e paregjistruar është tema kryesore e takimit Trençevska-Sandri

Shkup, 6 shkurt 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesen e UNHCR-së, Monika Sandri, gjatë së cilës ka biseduar për zbatimin e Ligjit për personat e paregjistruar në librin amë, përmes të cilit personat pa dokumente personale mund të pajisen me të drejta të caktuara nga kujdesi social dhe shëndetësor, arsimimi dhe punësimi me sigurim social të detyrueshëm.

Siç thuhet në kumtesë, Ligji i mundëson kësaj kategorie personash që të regjistrohen në librin amë të të lindurve dhe të marrin një dokument të posaçëm identifikimi që duhet t'u mundësojë qasje në të drejtat e lartpërmendura. Mirëpo, edhe pse ky ligj është miratuar, zbatimi i tij nuk ka përfunduar, për shkak të mosnjohjes së numrit të përkohshëm të regjistrimit të këtyre personave, në sistemet e institucioneve nga të cilat personat duhet të shfrytëzojnë të drejtat, gjegjësisht Ministria e Shëndetësisë, Fondi për Sigurim Shëndetësor, Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Agjencia për punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat kanë një sistem të integruar të të dhënave elektronike.

Ministrja Trençevska, siç thuhet në kumtesë, informoi se MPPS në bashkëpunim me Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Shoqatën e Juristëve të Rinj janë në përgatitje të Ligjit të ri për personat që nuk janë të regjistruar në librin amë të të lindurve me  ndryshim të amendamenteve në nene të caktuara nga ligji i mëparshëm që t'u mundësojnë personave të regjistruar në regjistrin e posaçëm që deri në fund të vitit 2023 të transferojnë statusin e tyre nga regjistri i përkohshëm në regjistrin e rregullt të të lindurve.

Ministria e Drejtësisë duhet të përgatisë një ligj krejtësisht të ri, një zgjidhje sistematike që do t'u përgjigjet të gjitha rasteve të ardhshme të personave pa dokumente personale.

Në takim, siç thuhet në kumtesë, u përsëritën edhe njëherë qëllimet e mira të palëve për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR