• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zaharova: Veprimet armiqësore të Estonisë nuk do të mbeten pa përgjigje

Zaharova: Veprimet armiqësore të Estonisë nuk do të mbeten pa përgjigje

Moskë, 11 janar 2023 (MIA) - Autoritetet estoneze duhet të dinë se kërkesa e tyre për të kufizuar numrin e diplomatëve dhe stafit të Ambasadës Ruse në Talin nuk do të mbetet pa përgjigje, tha sot zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova.

"Nuk është sekret për ne që Estonia është një nga vendet më armiqësore ndaj Rusisë. Rusofobia është një doktrinë zyrtare atje", tha Zaharova.

Ajo shtoi se në të njëjtën kohë Estonia "dëshiron të kënaqë sponsorët e saj në anën tjetër të oqeanit".

Ministria e Punëve të Jashtme të Estonisë njoftoi sot se Rusia duhet të zvogëlojë numrin e diplomatëve në ambasadën në Talin deri më 1 shkurt.

Në kumtesë saktësohet se Rusia duhet të ulë numrin e diplomatëve në tetë, aq sa Estonia ka në ambasadën e saj në Moskë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR