• e premte, 18 korrik 2025

Zaharova: SHBA-ja e anuloi takimin me Rusinë për normalizimin e punës së misioneve diplomatike

Zaharova: SHBA-ja e anuloi takimin me Rusinë për normalizimin e punës së misioneve diplomatike

Moskë, 16 qershor 2025 (MIA) – Rusia sot njoftoi se SHBA-ja e ka anuluar takimin e ardhshëm dypalësh për normalizimin e punës së misioneve diplomatike. Takimi duhej të ishte pjesë e afrimit mes Moskës dhe Uashingtonit, që filloi para disa muajve. 

“Takimi i ardhshëm ishte anuluar në nismë të bisedimeve amerikane. Shpresojmë se pauza nuk do të jetë shumë e gjatë”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Maria Zaharova, pa i bërë të ditura arsyet për anulimin e takimit. 

Bisedimet mbahen pas shpalljes së disa vite deklaratë të ndërsjellë të diplomacive për “persona non grata” dhe pengimin e punës së ambasadave adekuate në kushte të tensioneve ekstreme, veçanërisht në lidhje me konfliktin në Ukrainë. 

Megjithatë, tempoja e bisedimeve mes rusëve dhe amerikanëve është ngadalësuar në javët e kaluara. 

Ka shumë pengesa në marrëdhëniet dypalëshe dhe vështirë mund të presim rezultate të shpejta, bëri të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, duke potencuar se “do të vazhdojë puna e mundimshme”. 

Përveç çështjes së vështirë ukrainase, rusët dhe amerikanët duan të bisedojnë edhe për shumë çështje globale siç janë marrëdhëniet e tyre ekonomike, arkitektura e sigurisë në Evropë dhe kontrolli i armëve. fc/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR