• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zaharova: Rusia do t'i përgjigjet dëbimit të diplomatëve nga Gjermania

Zaharova: Rusia do t'i përgjigjet dëbimit të diplomatëve nga Gjermania
Moskë, 4 prill 2022 (MIA) – Rusia do t'i përgjigjet dëbimit të diplomatëve nga Gjermania, deklaroi sot zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova. "Do t'i përgjigjemi edhe këtij akti të keq të makinerisë politike gjermane", tha Zaharova. Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok e publikoi vendimin për dëbimin e 40 diplomatëve rusë, të punësuar në ambasadën ruse në Berlin, si “persona non grata”. Gjermania i dëboi “një numër të konsiderueshëm” të diplomatëve rusë, gjë të cilën diplomacia gjermane e quajti përgjigje ndaj “brutalitetit të paparë” që Kremlini e zbatoi në Ukrainë. Ky hap i Gjermanisë pason pas hapave të ndërmarrë të partnerëve evropianë ditëve të kaluara si përgjigje e invazionit rus mbi Ukrainën.

QËNDRONI TË LIDHUR