• e diel, 22 dhjetor 2024

Zaharova refuzoi ta komentojë vendimin e Bajdenit t'i lejojë Ukrainës të sulmojë thellë në territorin rus

Zaharova refuzoi ta komentojë vendimin e Bajdenit t'i lejojë Ukrainës të sulmojë thellë në territorin rus

Moskë, 18 nëntor 2024 (MIA) - Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Marija Zaharova sot nuk dëshironte t'i komentojë shkrimet mediatike se presidenti amerikan Xho Bajden i ka dhënë leje Ukrainës të përdorë raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi për të sulmuar objektiva në territorin e Rusisë.

"Presidenti Vladimir Putin tashmë tha gjithçka në lidhje me këtë", njoftoi Zaharova.

Duke folur për mundësinë që Ukraina të përdorë armë perëndimore për të sulmuar objektiva në territorin rus, Putini në shtator tha se zhvendosja e luftës më tutje në lindje nuk do të jetë fund, "sepse lufta do të arrijë edhe deri në Perëndim".

Atëherë Putini propozoi edhe ndryshimin e doktrinës bërthamore ruse, ndërsa ndërmjet amendamenteve dhe vendimeve se agresioni i një shteti jobërthamor, me pjesëmarrjen ose mbështetjen e shtetit bërthamor, konsiderohet një sulm i përbashkët.

Pohimet e mediave se Bajdeni e ka autorizuar Ukrainën të përdorë raketa amerikane për objektiva në territorin e Rusisë, deri tani nuk ishin konfirmuar ose përgënjeshtruar nga Shtëpia e Bardhë ose Pentagoni. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR