• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Zaharova: Po ripërtërihen kontaktet midis Rusisë dhe SHBA-së

Zaharova: Po ripërtërihen kontaktet midis Rusisë dhe SHBA-së

 Moskë, 7 maj 2025 (MIA) - Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Marija Zaharova deklaroi se po ripërtërihen kontaktet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi vitin e kaluar pothuajse u ndërprenë plotësisht.

Sipas saj, edhe pse ky proces nuk është i lehtë, ai po zhvillohet në disa drejtime, veçanërisht përmes përmirësimit të punës së ambasadave dhe kanaleve diplomatike, raportoi RIA Novosti. 

"Kontaktet midis Rusisë dhe SHBA-së po ripërtërihen, pasi paraprakisht ishin ndërprerë plotësisht. Kjo, kuptohet, nuk është një detyrë e thjeshtë, por po zhvillohet në drejtime të ndryshme", theksoi Zaharova.

Ajo tha se një rol kyç në këtë proces kanë pasur ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrovi dhe Sekretari amerikan i Shtetit Marko Rubio, të cilët hapën hapësirë ​​për konsultime midis diplomatëve. 

 Zaharova, gjithashtu, përmendi se kontaktet po zhvillohen edhe në nivel parlamentar, me senatorët rusë që komunikojnë me homologët e tyre amerikanë.

"Ka edhe rezultate konkrete që janë arritur tashmë, duke përfshirë përmirësime në punën e ambasadave tona", shtoi ajo. 

 Duke folur për rolin e SHBA-së në Ukrainë, Zaharova theksoi se do të ishte më produktive të fliter për ripërëritjen e kontakteve dypalëshe sesa për rolin ndërmjetësues amerikan.

"Nuk duhet të flasim aq shumë për rolin ndërmjetësues të SHBA-së në Ukrainë, por për ripërtëritjen e kontakteve midis Moskës dhe Uashingtonit, të cilat administrata e mëparshme i shkatërroi qëllimisht", përfundoi Zaharova. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR