• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Zaharova: Perëndimi po e shantazhon Serbinë se nuk guxon të bashkëpunojë me Rusinë

Zaharova: Perëndimi po e shantazhon Serbinë se nuk guxon të bashkëpunojë me Rusinë

Moskë, 26 dhjetor 2023 (MIA)- Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, sot deklaroi se Perëndimi po e shantazhon Serbinë se çfarëdo të bëjë, nuk guxon të bashkëpunojë me Rusinë.

"Si edhe deri më tani me Ukrainën, Perëndimi i ka vendosur kusht Serbisë, në vend të zhvillimit në përputhje me interesat kombëtare të popullit serb të bëjë zgjedhje të vështirë- ose me Perëndimin ose me Rusinë. Por, tani kjo zgjedhje është formuluar krejtësisht ndryshe, kështu që Serbia mund të zgjedhë vetëm Perëndimin”, tha Zaharova.

Sipas saj, kërkesat e tyre të fundit kryesisht tingëllojnë si ultimatum, "çfarëdo që të bëjë Serbia, veçanërisht nuk guxon të bashkëpunojë me Rusinë".

Ajo shtoi se Ukraina ndonjëherë ka qenë e tërhequr brenda të njëjtave korniza dhe të gjitha paralajmërimet nga Rusia janë injoruar. Poashtu, tha se Serbia gjatë historisë së saj nuk ka lejuar skenarë të tilla në territorin e vet.

"Serbia zgjodhi të udhëhiqet nga interesat e veta kombëtare. Nuk u pajtua t'i plotësojë kushtet e Perëndimit", tha Zaharova. ss/

Foto: arkivi MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR