• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zaharova: Në SHBA ndalohen dhe merren në pyetje gazetarë rusë

Zaharova: Në SHBA ndalohen dhe merren në pyetje gazetarë rusë

Moskë, 30 tetor 2024 (MIA) - Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, deklaroi se në SHBA janë ndaluar dhe marrë në pyetje gazetarë rusë të cilët duhej të raportonin për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Ajo shtoi se viza e kameramanit të gazetës "Izvestija" është anuluar për shkak arsyeve administrative.

"Ata nuk kanë udhëtuar atje inkognito, kanë shkuar në bazë të dokumenteve të lëshuara. Ata kanë dhënë qëllimin e udhëtimit – të punojnë si gazetarë, të ndjekin zgjedhjet. I kanë kaluar të gjitha procedurat. Morën viza, leje, morën gjithë pakon e dokumenteve dhe janë nisur drejt SHBA-së. Në aeroport janë ndaluar dhe marrë në pyetje. Marrja në pyetje zgjati disa orë, ndërsa pastaj kameramanit nuk iu lejua të kalonte kufirin dhe iu hoq viza e hyrjes. Si shkak janë dhënë arsye administrative. Nuk është e qartë se çfarë do të thotë kjo", theksoi Zaharova.

Ajo theksoi se administrata amerikane nuk i ka informuar diplomatët rusë dhe ambasadën e Rusisë në Uashington për ndalimin e shtetasve të Federatës ruse. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR