Zaharova: Kërkesat e Londrës të regjistrohen aktivitetet lidhur me Rusinë janë çmenduri
- Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Maria Zaharova sot deklaroi se qëllimi i Britanisë së Madhe për t'i regjistruar të gjitha aktivitetet lidhur me Rusinë është "çmenduri e vërtetë" dhe "kulmi i inferioritetit intelektual".
- Post By Arta Bunjaku
- 16:46, 2 prill, 2025

Moskë, 2 prill 2025 (MIA) - Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Maria Zaharova sot deklaroi se qëllimi i Britanisë së Madhe për t'i regjistruar të gjitha aktivitetet lidhur me Rusinë është "çmenduri e vërtetë" dhe "kulmi i inferioritetit intelektual".
Londra paralajmëroi se planifikon në kuadër të Skemës së ardhshme për regjistrim të ndikimit të huaj (FIRS) të vendosë regjim të "përforcuar" të kontrollit kundër Rusisë.
"Kjo do të thotë se çdo person në Britani të madhe i cili kryen çfarëdo lloj aktiviteti lidhur me strukturat shtetërore dhe qeveritare ruse do të duhet të regjistrohet në regjistër të veçantë. Në të kundërtën, u kanoset dënimi me burg deri pesë vite", shkroi Zaharova në kanalin e saj Telegram.
Ajo shtoi se rregullat e reja janë "me të vërtetë të çmendura".
"Inferioriteti intelektual që i ra klasës sunduese të Albionit të mjegullt e arriti kulmin e vet. Trashëguesit e përfaqësuesve të mëdhenj të Britanisë nga kohët e kaluara, ushtarët dhe veteranët nga Lufta e Dytë Botërore të cilët luftuan kundër nazizmit, tani po gropojnë në papastërti, në mënyrë[ histerike kërkojnë lidhje me Rusinë. Nga Londra me të vërtetë mund të pritej diçka më serioze", theksoi Zaharova. ab/
Foto: ЕPА