• e premte, 05 dhjetor 2025

Zaharova: Evropa lëviz drejt vetshkatërrimit

Zaharova: Evropa lëviz drejt vetshkatërrimit

Moskë, 29 tetor 2025 (MIA) – Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Maria Zaharova, deklaroi sot se Evropa lëviz drejt vetshkatërrimit, i cili, siç tha, është "më i qartë se kurrë”. 

“Po të mos kishte konfirmim para disa kohësh, kur flisnin për atë se Evropa është turi drejt vetshkatërrimit, duke përfshirë edhe përmes konflikteve me fqinjët e saj aziatikë ose euroaziatikë, ndoshta dikush do të thoshte se kjo nuk është e dukshme. Sot nuk mund të jetë më e qartë”, deklaroi Zaharova. 

Sipas saj, rënia në Evropë mund të shihet përmes buxheteve dhe militarizimit të madh ushtarak, varfërimit të ekonomive të Evropës Perëndimore, humbjen e pikave referente kulturore dhe mbështetjen për historinë e saj, si dhe përmes “krizës monstruoze dhe të migrimit”, njoftuan mediat ruse. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR