Zagreb: Arrestohet një burrë i cili shkaktoi dramë në spitalin Rebro
- Policia e Zagrebit ka ndaluar një person i cili mëngjesin e sotëm ka hyrë me armë në Qendrën spitalore klinike Rebro, raporton 24orë. Sipas informacioneve nga mediat kroate, një burrë për momentin anonim u largua nga spitali nën shoqërimin e policisë.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:35, 3 shtator, 2024

Zagreb, 3 shtator 2024 (MIA) - Policia e Zagrebit ka ndaluar një person i cili mëngjesin e sotëm ka hyrë me armë në Qendrën spitalore klinike Rebro, raporton 24orë. Sipas informacioneve nga mediat kroate, një burrë për momentin anonim u largua nga spitali nën shoqërimin e policisë.
Thuhet se nuk ka persona të lënduar. Stafi dhe pacientët gjatë dramës e cila zgjati rreth dy orë u fshehën në reparte.
Ende nuk ka të dhëna të publikuara për identitetin dhe motivin e këtij personi, ndërsa policia ka dalë në terren, në QSK Rebro.
Jutarnji list shton se i arrestuari është dërguar në stacionin policor ku do t'i bëhet analiza për të parë nëse është nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike. qa/
Foto: printskrin