• e diel, 22 dhjetor 2024

Zaev në FB: Fokusi është drejtuar ndaj rritjes ekonomike dhe përmirësimit të standardit të jetesës

Zaev në FB: Fokusi është drejtuar ndaj rritjes ekonomike dhe përmirësimit të standardit të jetesës
Shkup, 18 dhjetor 2021 (MIA) - Në linjën e FMN-së, edhe Qeveria lidhur me lëvizjet ekonomike për vitin e ardhshëm pret punësimi gradualisht të rimëkëmbet, derisa rritja e lartë e pagave, rritja e remitencave  dhe shfrytëzimi i një pjese të kursimeve të kumuluara të ndikojnë mbi rritjen e të ardhurave të disponueshme. Fokusi është drejtuar ndaj rritjes ekonomike në shtet dhe përmirësimit të standardit të jetesës, ka shkruar kryeministri Zoran Zaevi në Fejsbuk. "Fondi Monetar Ndërkombëtar në deklaratën e fundit i përshëndeti masat dhe politikat e Qeverisë të cilat ndihmuan të ruhet punësimi dhe të zbutet ndikimi i pandemisë mbi ekonominë", thotë Zaevi, duke i renditur pikat thelbësore nga deklarata e FMN-së. Thekson se Qeveria në konsultim me të gjitha faktorët relevantë në shtet ka miratuar masa për qytetarët dhe ekonominë me qëllim që të ruhet likuiditeti dhe të ruhen vendet e punës. ar/    

QËNDRONI TË LIDHUR