• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Zëvendësministrja Zekolli për vizitë në Kosovë

Zëvendësministrja Zekolli për vizitë në Kosovë

Shkup, 22 gusht 2024 

Takimin tim të parë jashtë vendit e zhvillova në Republikën e Kosovës, ku takova kolegët Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Republikës së Kosovës, Liburn Aliu, dhe Zëvendësministrin Hysen Durmishi.

E shoqëruar edhe me deputetin Adnan Azizi, takimi u zhvillua në një atmosferë vëllazërore, duke u përqendruar në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona për projekte infrastrukturore të rëndësishme që do të kenë ndikim pozitiv për qytetarët e të dyja palëve.

Në qendër të diskutimeve ishte projekti jetik i rrugës Tetovë-Prizren, një projekt strategjik që do të ndihmojë në lidhjen më të mirë të dy shteteve tona dhe do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave. Ky projekt është thelbësor për zhvillimin ekonomik dhe social të rajonit tonë, dhe jemi të përkushtuar për ta realizuar sa më shpejtë dhe me cilësi të lartë.

Përveç rrugës Tetovë-Prizren, biseduam gjithashtu për vazhdimin e pjesës së mbetur të projektit të rrugës Shkup-Bllacë, një tjetër segment kyç që do të përmirësojë lidhjet infrastrukturore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Ky projekt është një prioritet i përbashkët dhe do të kontribuojë në rritjen e efikasitetit të transportit ndërmjet dy vendeve tona.

Gjatë takimit, u trajtuan edhe një sërë projektesh të tjera konkrete që synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët tanë. Jemi të angazhuar për të siguruar që këto projekte të realizohen me sukses, duke ndjekur standardet më të larta dhe duke siguruar që përfitimet e tyre të ndihen nga të gjithë qytetarët. Bashkëpunimi ynë me Republikën e Kosovës është një shembull i shkëlqyer i vullnetit të mirë dhe përkushtimit për zhvillimin e përbashkët të rajonit tonë.

Kaltrina Zekolli Shaqiri, Zëvendësministre e Ministrisë së Transportit

________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR