Zëvendëskryeministrja britanike Rejnor dha dorëheqje për shkak të shmangies që të pagujë tatim më të lartë
- Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Banimit britanik, Anxhela Rejnor, sot dha dorëheqje pasi pranoi se ka paguar më pak tatim për shtëpinë e saj të re.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:48, 5 shtator, 2025
Londër, 5 shtator 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Banimit britanik, Anxhela Rejnor, sot dha dorëheqje pasi pranoi se ka paguar më pak tatim për shtëpinë e saj të re.
"Më vjen shumë keq për vendimin tim për të mos kërkuar këshilla të mëtejshme tatimore. Marr përgjegjësi të plotë për këtë gabim", ka shkruar Rejnor në letrën drejtuar kryeministrit Kir Starmer.
Rejnor ka krijuar një fond për njërin nga djemtë e saj, i cili është me aftësi të kufizuara, dhe më pas ia shiti pjesën e saj të shtëpisë familjare në veri të Anglisë fondit për të blerë një banesë, duke besuar se nuk do të duhej të paguante një normë më të lartë tatimi për blerjen e një prone tjetër.
Starmer u përgjigj se i vinte keq që mandati i saj mbaroi me dorëheqjen e saj, duke shtuar se Rejnor kishte marrë vendimin e duhur.
Rejnor është funksionari i tetë i lartë që largohet nga qeveria e Starmerit.
Foto: EPA