Zëvendëskancelari gjerman Habek bën thirrje për pagesë të shpejtë të ndihmës prej 3 miliardë euro për mbrojtjen ukrainase
- Zëvendëskancelari gjerman dhe ministër i Ekonomisë, Robert Habek, e konfirmoi sot mbështetjen e tij për Ukrainën dhe bëri thirrje për pagesë të shpejtë të tre miliardë eurove ndihmë për mbrojtjen e Ukrainës.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:29, 1 mars, 2025

Berlin, 1 mars 2025 (MIA) - Zëvendëskancelari gjerman dhe ministër i Ekonomisë, Robert Habek, e konfirmoi sot mbështetjen e tij për Ukrainën dhe bëri thirrje për pagesë të shpejtë të tre miliardë eurove ndihmë për mbrojtjen e Ukrainës.
"Për t'i siguruar Ukrainës mbështetjen e nevojshme, tani duhet të bëjmë atë që mundemi në kohën më të shkurtër të mundshme", tha Habek në një postim në platformën sociale Iks.
Foto: EPA