• e martë, 24 dhjetor 2024

Zëvendësi i Kiliçdaroglut dha dorëheqje pas rezultatit të keq të zgjedhjeve

Zëvendësi i Kiliçdaroglut dha dorëheqje pas rezultatit të keq të zgjedhjeve

 Ankara, 16 maj 2023 (MIA) - Onursal Adiguzel, zëvendëskryetari i Partisë Popullore Republikane (CHP) të kandidatit për president Kemal Kiliçdaroglu, sot ka dhënë dorëheqje.

Në një deklaratë për mediat turke ai vendimin e tij e ka shpjeguar me rezultatin e keq zgjedhor. 

"Për të mos e dëmtuar procesin zgjedhor të kandidatit presidencial Kemal Kiliçdaroglut, me të cilin pata nderin të eci krah për krah, jap dorëheqjen nga funksioni zëvendëskryetarit të Departamentit të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit të CHP-së për shkak të reagimeve negative të mendimit publik", tha Adiguzel. 

 Reagimi i tij erdhi vetëm disa orë pasi Këshilli i Lartë Zgjedhor (KLZ) konfirmoi se Turqia më 28 maj  do të shkojë në një raund të dytë të zgjedhjeve, që do të jetë për herë të parë në historinë e saj, pasi asnjë kandidat nuk e siguroi shumicën e nevojshme në votimin e së dielës.

Megjithatë, raportet lokale thonë se Adiguzel  lka qenë i detyruar të japë dorëheqje pasi një turmë e mbështetësve të CHP-së e kanë akuzuar atë për "paaftësi" gjatë numërimit të votave. 

 Gazeta opozitare “Soçu” thekson se vetë Kiliçdaroglu e ka shkarkuar nga funksioni që ditën e njëjtë. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR