• e diel, 22 dhjetor 2024

Zëvendës shefi i diplomacisë së Kosovës: Greqia është një hap larg njohjes së Kosovës 

Zëvendës shefi i diplomacisë së Kosovës: Greqia është një hap larg njohjes së Kosovës 

Prishtinë, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti deklaroi se Kosova këtë vit ka arritur sukses në diplomacinë e jashtme, duke e theksuar si shembull afrimin e marrëdhënieve me Greqinë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Ahmeti në intervistën për televizionin KTV tha se Greqia është afër njohjes së Kosovës, duke theksuar se janë nënshkruar marrëveshje dhe memorandume të përbashkëta mes dy shteteve. 

Kemi punuar për të sjellë njohje të reja ( të pavarësisë së Kosovës). Përparim të jashtëzakonshëm ka me Geqinë, ku përveç ngritjes së statusit të Zyrës tonë, që nënkuptonte zyrtarizimin e marrëdhënieve mes zyrës tonë atje dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, filluam edhe me nënshkrimin e dokumenteve të përbashkëta. Do të thotë, Greqia, për mendimin tim, është vetëm një hap larg njohjes", tha Ahmeti.

Ai paralajmëroi se vitin e ardhshëm Kosova do ta hapë misionin e saj të parë në Poloni, ndërsa pritet të realizohen edhe misione të tjera diplomatike.

"Në kontekstin aktual, Republika e Kosovës, politika e saj e jashtme, nuk mund të vlerësohet vetëm me numrin e njohjese, sepse ne tashmë jemi të konsoliduar si realitet në skenën ndërkombëtare. Nuk po them se nuk është e rëndësishme, por nuk është çelësi i vetëm që mund të vlerësohet", tha Ahmeti. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR