Zënka mes disa njerëzve - shkak për të shtënat në parakalimin fitues të Superboullit në Kanzas
- Debati mes disa njerëzve ishte shkaku për të shtënat gjatë festimit në parakalimin e Superboullit në kanzas, ku një person e humbi jetën, ndërsa 22 u lënduan, kumtoi policia, duke hedhur poshtë çfarëdo lloj lidhje me ekstremizmin.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:30, 16 shkurt, 2024
Kanzas, 16 shkurt 2024 (MIA) - Debati mes disa njerëzve ishte shkaku për të shtënat gjatë festimit në parakalimin e Superboullit në kanzas, ku një person e humbi jetën, ndërsa 22 u lënduan, kumtoi policia, duke hedhur poshtë çfarëdo lloj lidhje me ekstremizmin.
"Tre të mitur u arrestuan gjatë hetimit", deklaroi shefja e policisë Stejsi Grejvs në konferencën për shtyp, një ditë pas të shtënave në afërsi të stacionit hekurudhor historik në qendër të qytetit.
Dy të mitur janë arrestuar, ndërsa i treti, për të cilin është konstatuar se nuk është i përzier, më vonë është liruar, kumtoi zëdhënësja e policisë, Alajna Gonzales.
Shefja e policisë tha se në vendin e të shtënave janë gjetur disa copë armë zjarri.
Dje policia doli me informatën se gjatë të shtënave janë plagosur 22 persona, ndërsa është vrarë Liza Lopez-Galvan, nmjë udhëheqëse e njohur e një radio stacioni lokal. Ceket se mosha e viktimave është prej tetë deri 47 vjeç.
Shefja deklaroi se po përgatiten akte të prokurorisë kundër dy personave të mitur, identiteti i të cilëve nuk është kumtuar. Policia po tenton të konstatojë nëse dikush tjetër është përzier në këmbimin e zjarrit, ndërsa ajo shtoi se të gjithë prëgjegjësit do të "nxirren para drejtësisë". ab/
Foto: Skrinshot