• e premte, 20 dhjetor 2024

Zëdhënësja e Navalnit informon se autoritetet ruse do ta mbajnë trupin e tij edhe për dy javë të tjera

Zëdhënësja e Navalnit informon se autoritetet ruse do ta mbajnë trupin e tij edhe për dy javë të tjera

Moskë, 19 shkurt 2024 (MIA) - Autoritetet ruse nuk do ta dorëzojnë trupin e opozitarit të ndjerë Aleksej Navalni edhe për 14 ditë, deklaroi zëdhënësja e tij.

"Hetuesit u thanë avokatëve dhe nënës së Aleksej se nuk do t'ua japin trupin. Trupi do të jetë nën një lloj "ekzaminimi kimik" edhe për 14 ditë, shënoi Kira Jarmish në X.

Pasi autoritetet ruse njoftuan vdekjen e 47-vjeçarit Navalni javën e kaluar, nëna dhe avokatët e tij udhëtuan në koloninë penale siberiane ku u mbajt për të marrë trupin, por autoritetet deri më tani nuk u  kanë lejuar akses.

Sipas zyrtarëve të burgut, Navalni u rrëzua dhe vdiq të premten ndërsa po ecte nëpër oborrin e kampit të tij të burgut në temperatura të ulëta. Përpjekjet për ta reanimuar dështuan.

Nga ana tjetër, aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se vrasja është e tij. Gruaja e Navalnit e konsideron veçanërisht përgjegjës presidentin rus Vladimir Putin. Disa liderë perëndimorë, duke përfshirë presidentin e SHBA-së Xho Bajden, gjithashtu e konsiderojnë Kremlinin përgjegjës. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR