• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Zëdhënësja e NATO-s kumtoi se sekretari i përgjithshëm Stoltenberg nuk do të kërkojë vazhdim tjetër të mandatit

Zëdhënësja e NATO-s kumtoi se sekretari i përgjithshëm Stoltenberg nuk do të kërkojë vazhdim tjetër të mandatit

Bruksel, 12 shkurt 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nuk kërkon vazhdim të ri të mandatit në krye të Aleancës dhe do ta braktisë funksionin sipas të planifikuarës në vjeshtë të këtij viti, lajmëroi DPA.

"Mandati i sekretarit të përgjithshëm ishte vazhduar tre herë dhe ai është në krye pothuajse nëntë vite", përkujtoi zëdhnësja e NATO-s, Oana Lungesku. "Mandati i sekretarit të përgjithshëm skadon në fund të tetorit të këtij viti dhe ai nuk ka ndër mend të kërkojë vazhdim tjetër", shtoi ai.

Mandati i Stoltenbergut u vazhdua deri më 30 shtator vitin e kaluar në mars për shkak të luftës në Ukrainë. Kohë më parë në mediume u paraqitën pohimet se mandati sërish mund t'i vazhdohet për shkak të konfliktit.

Sipas gazetës "Velt am Zontag", e cila i referohet burimeve diplomatike anonime, kumtoi se vendet-anëtare të Aleancës do ta vazhdojnë mandatin e Stoltenbergut deri në prill të vitit 2024. Gazeta shton se ekziston marrëveshje joformale mes 30 vendeve anëtare të paktit që Stoltenberg të mbetet në funksion edhe pas skadimit të mandatit të tij më 30 shtator, ndërsa vendimin zyrtar për këtë çështje do të sillet në javët në vijim. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR