Zëdhënësi i kryeministrit irakian: Sulmet e SHBA-së kontribuojnë për "përshkallëzim të pamatur"
- Sulmet amerikane, caku i të cilave sot ishin lokacione që i kanë shfrytëzuar grupet e përkrahura nga Irani në Irak, "kontribuojnë për përshkallëzim të pamatur", tha zëdhënësi i kryeministrit, Mohamed Shija al Sudani.
- Post By Besnik Shuki
- 11:04, 24 janar, 2024

Bagdad, 24 janar 2024 (MIA) - Sulmet amerikane, caku i të cilave sot ishin lokacione që i kanë shfrytëzuar grupet e përkrahura nga Irani në Irak, "kontribuojnë për përshkallëzim të pamatur", tha zëdhënësi i kryeministrit, Mohamed Shija al Sudani.
"Ky akt i papranuehsëm e minon bashkëpunimin afatgjatë, paturpshëm e shkel sovranitetin e Irakut dhe kontribuon për përshkallëzim të pamatur...në kohë kur rajoni tashmë lufton me rrezik nga përhapja e konfliktit", tha zëdhënësi i Sudanit për çështje ushtarake, Jehia Rasul.
SHBA-ja ka kryer sulme ajrore në Irak mbrëmë kundër militantëve të përkrahur nga Irani, njofoti Si-En-En, duke cituar një përfaqësues anonim.
Nuk është e njohur në sa lokacione janë sulmuar, as çfarë projektilë janë përdorur. Sulmet vijuan vetëm disa ditë pasi personeli amerikan në bazën ajrore Al Asad në Irak u sulmua me projektile dhe raketa balistike. bsh/
Foto: MIA arkiv