Zëdhënësi i Komitetit për Siguri Kombëtare të Parlamentit iranian: Irani është gati për luftëra më të mëdha
- Zëdhënësi i Komitetit për Siguri Kombëtare dhe Politikë të Jashtme të Parlamentit iranian, Ebrahim Rezai, deklaroi se vlerësimet e Izraelit kanë rezultuar të jenë "të gabuara" dhe se Irani është gati për luftëra më të mëdha.
Teheran, 21 qershor 2025 (MIA) - Zëdhënësi i Komitetit për Siguri Kombëtare dhe Politikë të Jashtme të Parlamentit iranian, Ebrahim Rezai, deklaroi se vlerësimet e Izraelit kanë rezultuar të jenë "të gabuara" dhe se Irani është gati për luftëra më të mëdha.
"Ata menduan se mund të na mposhtnin me vrsjen e komandantëve, duke sulmuar disa qendra ushtarake dhe duke kryer operacione psikologjike. Të gjithë njerëzit i janë bashkuar frontit të rezistencës së kombit iranian këto ditë dhe jemi të gjithë bashkë", tha ai, sipas agjencisë iraniane të lajmeve.
Rezai theksoi se Irani iu përgjigj sulmeve izraelite me "qindra raketa në afat më të shkurtër të mundshëm".
"Kjo përgjigje i tregoi armikut se kombi iranian qëndron i vendosur dhe i palëkundur dhe nuk do të largohet nga vendngjarja. E parashikuam këtë situatë dekada më parë dhe e dinim se ky regjim i rremë mund të na sulmonte, dhe kishim një plan për këtë dhe kemi një plan për t'i ndëshkuar", paralajmëroi funksionri iranian.
Foto: EPA