• e hënë, 30 shtator 2024

Zëdhënësi i IDF-së: Vizita e Bajdenit nuk do ta shtyjë operacionin tokësor në Gazë

Zëdhënësi i IDF-së: Vizita e Bajdenit nuk do ta shtyjë operacionin tokësor në Gazë

Gazë, 17 tetor 2023 (MIA) - Zëdhënësi i forcave izraelite mbrojtëse (IDF) deklaroi se ushtria nuk pret që vizita e nesërme në Izrael e presidentit amerikan, Xho Bajden ta shtyjë apo komplikojë operacionin tokësor në Gazë.

"Mendoj se presidenti gjithashtu tha se 'Hamasi duhet të shkatërrohet', ndërsa ky është mu qëllimi ynë", deklaroi për Si-En-En nënkoloneli Xhonatan Konrikus.

Bajden do të realizojë nesër vizitë në Izrael që interpretohet si demonstrim i mbështetjes së madhe të Uashingtonit për Jerusalemin pas sulmit të Hamasit më 7 tetor.

Ai do të jetë shefi i parë i shtetit që do ta vizitojë Izraelin prej fillimit të konfliktit. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR