• e diel, 22 dhjetor 2024

Xhozef Bajden: Jam krenar që Hanter e tejkaloi varësinë

Xhozef Bajden: Jam krenar që Hanter e tejkaloi varësinë

Uashington, 11 qershor 2024 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Xhozef Bajden ka deklaruar sot se është krenar për djalin e tij Hanter për tejkalimin e varësisë nga droga, në reagimin e tij të parë ndaj dënimit të Hanter Bajden për tre akuza penale për blerjen dhe posedimin e armëve derisa ka qenë i varur nga droga.

"Siç thashë javën e kaluar, unë jam president, por jam edhe baba. (Zonja e Parë) Xhill dhe unë e duam djalin tonë dhe jemi shumë krenarë për njeriun që ai është sot. Kaq shumë familje kanë pasur të dashur që kanë luftuar me varësinë dhe e kuptojnë ndjenjën e krenarisë kur shohin dikë që e duan aq të fortë dhe të qëndrueshëm në shërim", tha Bajden.

Presidenti amerikan theksoi se ai e pranon rezultatin e gjyqit dhe do të respektojë procesin gjyqësor, ndërsa Hanter shqyrton nëse do të apelojë.

Juria fillimisht e shpalli fajtor djalin e presidentit amerikan Xho Bajden, Hanter Bajden, për të tre akuzat në një gjyq federal për armët, raportuan sot disa media, duke cituar gazetarët në sallën e gjyqit, njoftoi DPA.

Hanter Bajden u akuzua për deklarata të rreme kur bleu një armë në tetor të vitit 2018 dhe fshehu varësinë e tij nga droga në atë kohë. Ai mund të përballet me 25 vjet burg dhe një gjobë deri në 750.000 dollarëve.

Megjithatë, nuk është e qartë se sa i rëndë do të shqiptohet dënimi nga gjyqtari përgjegjës, pasi Hanter Bajden nuk ka precedentë penalë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR