• e diel, 22 dhjetor 2024

Xhonson kërkoi falje në Parlamentin britanik për dënimin në të holla për ahengun e ditëlindjes gjatë "lokdaunit"

Xhonson kërkoi falje në Parlamentin britanik për dënimin në të holla për ahengun e ditëlindjes gjatë
Londër, 19 prill 2022 (MIA) – Kryeministri britanik, Boris Xhonson sot i kërkoi falje parlamentit për shkeljen e rregullave për Kovid-19, me atë që ka marrë pjesë në ahengun e ditëlindjes së tij në kopshtin e "Daunin Strit 10", për çka javën e kaluar u dënua me 50 funte nga Policia Metropoliten, njoftuan mediat britanike. Xhonson dhe ministri i Financave, Rishi Sunak janë dënuar derisa parlamenti ishte në pushim për Pashkët. Deputetët për dy ditë, të enjten, do të votojnë për atë nëse Xhonsoni duhet të jetë në hetim për shkak të pohimeve se e ka mashtruar parlamentit duke thënë vazhdimisht se i ka ndjekur rregullat për Kovid-19. "E shfrytëzoj këtë rast në ditën e parë të tubimit tonë ta përsëris kërkimfaljen time të sinqertë deri në Dhomën e komunave. Menjëherë sapo e mora njoftimin, e konfirmova gabimin dhe zemërimin dhe thashë se njerëzit kanë të drejtë të presin më mirë nga kryeministri i tyre", u tha Xhonson deputetëve, duke shtuar se fillimisht nuk e kishte kuptuar se me tubimin i ka shkelur rregullat për Kovid-19. "Atë moment, ose më vonë, nuk më ka shkuar ndërmend se tubimi në kabinet para takimit jetik për strategjinë për Kovid-19 do të thotë shkelje e rregullave. E përsëris se ky ishte gabim i imi dhe kërkoj falje për këtë", deklaroi kryeministri britanik para deputetëve në Dhomën e poshtme të parlamentit", transmetojnë mediat britanike.

QËNDRONI TË LIDHUR