• e hënë, 23 dhjetor 2024

Xhoana: I takon BeH-së të vendosë për të ardhmen e saj dhe anëtarësimin në NATO

Xhoana: I takon BeH-së të vendosë për të ardhmen e saj dhe anëtarësimin në NATO

Sarajevë, 2 shkurt 2024 (MIA) - Zëvendës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mirçea Xhoana, sot në Sarajevë deklaroi se Bosnja e Hercegovina duhet të vendosë vetë nëse do të bëhet anëtare e NATO-s.

"Varet nga ju që të vendosni për të ardhmen tuaj, ndërsa në NATO do të keni gjithmonë një mik që do t'ju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja euroatlantike", tha Xhoana gjatë vizitës në kazermën e forcave të armatosura të BeH-së në Rajllovac afër Sarajevës.

Ai theksoi se siguria e Bosnje e Hercegovinës është e rëndësishmë për Ballkanin Perëndimor dhe për të gjithë Evropë, duke shtuar se vizita e delegacionit të NATO-së në Sarajevë është "shumë e rëndësishme si për për dialogun politik ashtu edhe për bashkpunimin praktik".

Ai deklaroi se forcat e armatosura të BeH-së janë një nga institucionet më të rëndësishme multietnike dhe se kanë kaluar në një transforimim të jashtëzakonshëm që nga formimi i tyre, duke theksuar se NATO do të jetë gjithmonë mike e Bosnje e Hercegovinës.

Ministri i Mbrojtjes i BeH-së, Zukan Helez tha se "NATO është në BeH dhe se BeH-ja dëshiron anëtarësimin e plotë në NATO."

"Integrimet në NATO nuk kanë rezerva, ky është qëllimi ynë i vetëm i politikës së jashtme, kur bëhet fjalë për integrimet ushtarako-politike", shtoi Helez.

Për anëtarësimin e plotë të BeH-së në NATO janë kundër përfaqësuesit politikë të Republika Sërpska, të cilët konsiderojnë se BeH-ja duhet ta ruajë neutralitetin ushtarak. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR