Xhoana: Është thelbësore që NATO-ja ta ruajë avantazhin e saj teknologjik
- Siguria është baza e prosperitetit dhe demokracisë prandaj në kushte kur lufta me intensitet të lartë po kthehet në Evropë, është e nevojshme të investohet më shumë në forcat konvencionale dhe me shumë qëllime, porositi sot nga Vilnius zëvendës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mirçea Xhoana.
- Post By Sara Ademi
- 14:50, 11 korrik, 2023
Vilnius, 11 korrik 2023 (MIA) - Siguria është baza e prosperitetit dhe demokracisë prandaj në kushte kur lufta me intensitet të lartë po kthehet në Evropë, është e nevojshme të investohet më shumë në forcat konvencionale dhe me shumë qëllime, porositi sot nga Vilnius zëvendës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mirçea Xhoana.
Duke folur në Forumin publik të organizuar në margjinat e Samitit dyditësh të NATO-s, i cili filloi sot në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, Xhoana theksoi se është thelbësore që Aleanca ta mbajë avantazhin e saj teknologjik.
Prandaj, sipas tij, NATO-ja dërgon sinjal te qeveritë e vendeve anëtare dhe te sektori privat se është e nevojshme të investohet në inovacione dhe në mjete themelore për ndërmarrjet start-ap.
"Ekosistemi i inovacioneve të NATO-s shkon dorë më dorë me Fondin e ri për inovacione, si fond i parë sovran multinacional për kapitalin e rrezikut", tha Xhoana, duke shtuar se NATO-ja vepron si katalizator për "shfrytëzimin e ekosistemit të inovacionit në të gjithë Aleancën".
Forumi publik në Vilnius mbahet në organizim të NATO-s, Qendrës për Studime të Evropës Lindore, Fondit Marshall, Konferencës për Siguri të Mynihut dhe Këshillit Atlantik. sa/
Foto: NATO-ja