• e shtunë, 24 gusht 2024

Xho Bajden: Armëpushimi në Gazë është më afër se kurrë, por ende nuk është arritur

Xho Bajden: Armëpushimi në Gazë është më afër se kurrë, por ende nuk është arritur

Uashington, 16 gusht 2024 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden, deklaroi se marrëveshja për armëpushim në Gazë është "më afër se kurrë, por ende nuk është arritur". Bisedimet pritet të vazhdojnë javën e ardhshme. 

"Të mos them fjalë të mëdha, por tashmë ka diçka konkrete. Megjithatë, ende nuk është përfundimtare", theksoi Bajdeni para gazetarëve. 

Jemi shumë më afër armëpushimit në Gazë se sa që ishim para tri ditëve. Kryqëzoni gishtat, shtoi ai.

Sot më parë, në kumtesën e përbashkët të Egjiptit, Katarit dhe SHBA-së ishte bërë e ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës prezantuan propozim të ri për armëpushim në Gazë, me të cilin mënjanohen dallimet e mbetura në qëndrime. Në të theksohet se përfaqësues të lartë të vendeve ndërmjetëse do të takohen javën e ardhshme që të punojnë në finalizimin e marrëveshjes. 

Ndërmjetësit e përshkruajnë dokumentin e ri si "propozim për kalim", që tregon se mbeten zbrazëti, edhe pse thonë se ka disa "fusha të reja të marrëveshjes", mes palëve, transmeton Tajms of Izrael. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR