• e premte, 05 dhjetor 2025

Xhim Stouks: NATO është e vendosur të sigurojë një përgjigje bërthamore të besueshme dhe efektive

Xhim Stouks: NATO është e vendosur të sigurojë një përgjigje bërthamore të besueshme dhe efektive

Bruksel, 30 prill 2025 (MIA) - Mundësitë e Veriut të largët për përgjigje bërthamore dhe implikimet e kërcënimet dhe sfidat bërthamore në gjithë rajonin euroatlantik dhe indo-paqësor janë temat kryesore të Simpoziumit sivjetëm për politikë bërthamore të NATO-s që mbahet në Helsinki.

“Simpoziumi i këtij viti mbahet në një moment kritik për përgjigjen bërthamore të NATO-s”, deklaroi Drejtori për politikë bërthamore i Aleancës, Xhim Stouks. 

Ai në fjalimin e tij në simpozium, theksoi se në një situatë ku Aleanca po përballet me një mjedis sigurie gjithnjë e më kompleks dhe të ndryshueshëm, aleatët e NATO-s janë të vendosur të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar besueshmërinë, efektivitetin, sigurinë dhe mbrojtjen e misionit të Paktit për përgjigje bërthamore. 

"Rritja e ndërgjegjësimit tonë kolektiv për çështje të lidhura me politikën bërthamore dhe mundësia për të diskutuar për implikimet nga ajo, janë rezultate kryesore të simpoziumit", tha Stouks, i cili, së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme për Politikat e Mbrojtjes në Ministrinë finlandeze të Mbrojtjes, Jane Kusela, bashkëkryesojnë me takimin dy-ditor në Helsinki.

Ministri finlandez i Mbrojtjes, Anti Hakanen, vlerësoi se aktualisht më i rëndësishëm se kurrë më marë është angazhimi i NATO-s dhe vendeve anëtare për të siguruar përgjigje dhe mbrojtje të besueshme dhe efektive.

"Kjo është një ngjarje unike që rrit kuptimin tonë mbi temat kryesore në politikën bërthamore, ku marrin pjesë ekspertët më të mirë në këtë fushë", shtoi Hakanen.

Simpoziumet për politikë bërthamore të NATO-s janë takime vjetore të mbajtura që nga viti 1992, në të cilat ekspertë dhe përfaqësues të lartë të Aleancës dhe vendeve anëtare të saj diskutojnë për çështje që lidhen me sfidat bërthamore dhe politikën bërthamore të Paktit. ls/

Foto: NATO

 

QËNDRONI TË LIDHUR