• e martë, 24 dhjetor 2024

Xhill Bajden: Nuk mund ta imagjinoj që dikush e përdor vdekjen e djalit tonë për të fituar pikë politike

Xhill Bajden: Nuk mund ta imagjinoj që dikush e përdor vdekjen e djalit tonë për të fituar pikë politike

Uashington, 12 shkurt 2024 (MIA) - Zonja e Parë e SHBA-së, Xhill Bajden, u tha donatorëve të fushatës se ajo nuk e di se çfarë po përpiqej të arrinte prokurori special Robert Hur kur i sugjeroi bashkëshortit të saj, presidentit amerikan Xho Bajden, të mos  kujtohet se kur vdiq djali i tij Bo.

"Duhet të kemi mirëkuptim për gjithçka dhe nuk mund ta imagjinoj që dikush do të përpiqet të përdorë vdekjen e djalit tonë për të fituar pikë politike," shkroi ajo në një imejl drejtuar donatorëve të fushatës.

Xhill Bajden ka thesuar se nëse dikush ka përjetuar një humbje të tillë, atëherë e di se ajo nuk matet me vite, por me trishtim.

Prokurori special Robert Hurr më parë deklaroi se presidenti nuk duhet të përballet me akuza për mbajtjen e dokumenteve dhe e përshkroi si një mbrojtje hipotetike që presidenti 81-vjeçar ka një kujtesë të turbullt dhe të keqe dhe ka kufizime të konsiderueshme, duke shtuar se gjatë një interviste me hetuesit, ai nuk mbante mend se sa vite më parë vdiq djali i tij i madh Bo. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR