Xhihadi islamik palestinez ka publikuar një video të dy pengjeve të cilët i mban në Gazë
- - Xhihadi islamik palestinez sot publikoi një video të dy pengjeve izraelite, një grua 70-vjeçare dhe një adoleshent, të cilët thonë se i mbajnë në Gazë dhe se janë të gatshëm që t'i lirojnë "nëse përmbushen kushtet e sigurisë".
- Post By Fitore Curri
- 19:52, 9 nëntor, 2023
Gazë, 9 nëntor 2023 (MIA) - Xhihadi islamik palestinez sot publikoi një video të dy pengjeve izraelite, një grua 70-vjeçare dhe një adoleshent, të cilët thonë se i mbajnë në Gazë dhe se janë të gatshëm që t'i lirojnë "nëse përmbushen kushtet e sigurisë".
"Jemi të gatshëm që t'i lirojmë për shkaqe humanitare kur do të përmbushen kushtet e sigurisë në teren", deklaroi zëdhënësi i degës ushtarake të Xhihadit islamik, grup i cili lufton bashkë me Hamasin kundër Izraelit në Rripin e Gazës.
Mediat izraelite e publikuan atë incizim.
Fotografia: Arkivi i MIA-s