Xhihadi Islamik e akuzon Izraelin se dëshiron ta anektojë Bregun Perëndimor
- Grupi Xhihadi Islamik e akuzoi Izraelin se dëshiron ta anektojë Bregun Perëndimor përmes forcës ushtarake.
- Post By Besnik Shuki
- 19:07, 24 shkurt, 2025

Ramallah, 24 shkurt 2025 (MIA) - Grupi Xhihadi Islamik e akuzoi Izraelin se dëshiron ta anektojë Bregun Perëndimor përmes forcës ushtarake.
Dje Izraeli publikoi se ushtarët e tij do të mbeten disa muaj në tre kampe refugjatësh në pjesën veriore të Bregut Perëndimor, si pjesë e operacionit ushtarak, i cili po zgjat më shumë se një muaj.
Izraeli ka sistemuar tanke në afërsi të qytetit Xhenin. Armata e konfirmoi vendosjen e njësisë tankiste.
Xhihadi Islamik e akuzoi përdorimin e tankeve nga ana e forcave izraelite si vegël shtesë për represion. Grupi e akuzoi Izraelin për eskalim të vazhdueshëm kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor.
Lëvizja Xhihadi Islamik ka prani të fuqishme në Bregun Perëndimor dhe është aleat i Hamasit në Gazë. bsh/
фото: МИА архива