• e enjte, 05 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Xherom Pauel, guvernator i Bankës Qendrore të SHBA-së: Tarifat e Trampit do të çojnë në një rritje të inflacionit

Xherom Pauel, guvernator i Bankës Qendrore të SHBA-së: Tarifat e Trampit do të çojnë në një rritje të inflacionit

Uashington, 4 prill 2025 (MIA) - Tarifat e reja të presidentit amerikan, Donald Tramp, me siguri do të çojnë në inflacion më të lartë dhe rritje më të ngadaltë, dhe Rezervat Federale të SHBA-së do të fokusohen në mbajtjen e përkohshme të rritjes së çmimeve, tha sot kryetari i Rezervave Federale të SHBA-së, Xherom Pauel.

Pauel tha se tarifat dhe ndikimi i tyre i mundshëm në ekonomi dhe inflacion ishin "dukshëm më të mëdha se sa pritej".

Ai tha se detyrimet e importit do të çonin në një rritje të përkohshme të inflacionit, por shtoi se "është gjithashtu e mundur që efektet të jenë më të përhershme".

"Detyrimi ynë është të sigurojmë që rritja e njëhershme e nivelit të çmimeve të mos kthehet në një problem të vazhdueshëm të inflacionit", tha Pauel.

Fokusi i Pauel-it tek inflacioni sugjeron se Banka Qendrore me siguri do ta mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në rreth 4.3 përqind në muajt e ardhshëm.

Ndërkohë, investitorët tani presin pesë ulje të normave këtë vit, një numër që është rritur që kur Trampi shpalli tarifat.

Pauel theksoi gjithashtu se ndikimi i plotë i tarifave ndaj ekonomisë nuk është ende i qartë dhe Banka Qendrore me siguri do të qëndrojë mënjanë.

Trampi i kërkoi Pauel-it të ulë normat e interesit, duke përmendur inflacionin më të ulët dhe çmimet e energjisë.

"Kjo do të ishte koha e përkryer për Xherom Pauel për të ulur normat e interesit. Ulni normat e interesit dhe mos u merrni me politikën", shkroi Tramp në rrjetin social True Social.

Ekonomistët presin që tarifat të dobësojnë ekonominë, ndoshta të kërcënojnë punësimin dhe të rrisin çmimet. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR