Xhenifer Llopezit i ishte ndaluar hyrja në butikun "Shanell" në Stamboll
- – Yllit amerikan të popit Xhenifer Llopez nuk i është lejuar hyrja në butikun “Shanell” në qendrën tregtare turke “Istinje park” në Stamboll, njoftuan mediat e atjeshme.
- Post By Fitore Curri
- 12:05, 8 gusht, 2025
Los Anxhelos, 8 gusht 2025 (MIA) – Yllit amerikan të popit Xhenifer Llopez nuk i është lejuar hyrja në butikun “Shanell” në qendrën tregtare turke “Istinje park” në Stamboll, njoftuan mediat e atjeshme.
Kur sigurimi i ka thënë se nuk mund të hyjë, sipas të dhënave, aktorja dhe këngëtarja nuk dukej e shqetësuar dhe vetëm ka thënë: “Mirë, nuk ka problem”, dhe ishte larguar. Të punësuar në butik pastaj i ishin afruar, i kishin kërkuar falje dhe e kishin ftuar prapa në shitore, por ajo e kishte refuzuar ftesën.
Mediat amerikane njoftojnë se në vend se në “Shanell”, Llopezi kishte blerë në butikë të tjerë luksozë siç janë “Selin” dhe “Bejmen”.
Ajo mbajti koncert në Stamboll më 5 gusht si pjesë e turit të saj „Up All Night“. Në fund të muajit të kaluar, ajo e festoi ditëlindjen e saj të 56-të në Antalia, ndërsa një pjesë të atmosferës e publikoi edhe në hapësirën e saj në internet. Këngëtarja e përfundon turin e përmendur më 10 gusht, me paraqitjen në Almati, Kazakistan. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s