• e martë, 26 nëntor 2024

Xhej-Pi Morgan: Dëmi i drejtpërdrejti nga tërmeti në Turqi mund të arrijë 25 miliardë dollarë

Xhej-Pi Morgan: Dëmi i drejtpërdrejti nga tërmeti në Turqi mund të arrijë 25 miliardë dollarë

 

Ankara, 16 shkurt 2023 (MIA) -  Dëmi i drejtpërdrejti nga objektet e shembura në Turqi në tërmetin shkatërrues të 6 shkurtit mund të arrijë në 2.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit, që është ekuivalent me 25 miliardë dollarë, publikoi sot banka amerikane "Xhej-Pi Morgan".

Numri i përgjithshëm i viktimave të tërmetit, në Turqi dhe Siri, arriti në më shumë se 41,000 njerëz. Miliona njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare, ndërsa shumë të mbijetuar kanë mbetur të pastrehë në temperaturat pothuajse të ulëta të dimrit.

Xhej-Pi Morgan pret që banka qendrore e Turqisë të ulë normën bazë të interesit me 100 pikë bazë në 8 për qind në mbledhjen e saj të ardhshme.

“Ne nuk përjashtojmë një rritje të re të normave të interesit para zgjedhjeve (në Turqi) që janë planifikuar për 18 qershor. Megjithatë, ne besojmë se politika e normave të interesit të vendit nuk është më aq adekuate me realitetin, sepse mekanizmi i transformimit të politikës monetare në Turqi është prishur”, tha Fatih Akçelik, një ekonomist në Xhej-Pi Morgan. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR