• e premte, 05 dhjetor 2025

Xhej Di Vens: Lufta mes Indisë dhe Pakistanit nuk është puna jonë

Xhej Di Vens: Lufta mes Indisë dhe Pakistanit nuk është puna jonë

Uashington, 9 maj 2025 (MIA) - Nënpresidenti amerikan Xhej Di Vens tha se India dhe Pakistani duhet të ulin tensionet, por shtoi edhe se SHBA-ja nuk mund t'i kontrollojë fqinjët e saj aziatik me armë bërthamore.

"Ne duam që kjo situatë të depërshkallëzohet sa më shpejtë. Megjithatë, nuk mund t'i kontrollojmë këto vende", tha Vens në një intervistë për "Tregimi për Marta Mekalum", në Foks Njuz.

"Atë që mund ta bëjmë është të përpiqemi t'i inkurajojmë këta njerëz ta depërshkallëzojnë pak situatën, por nuk do të përfshihemi në luftën e cila në thelb nuk është puna jonë dhe nuk ka kurrfarë lidhje me aftësinë e Amerikës për ta kontrolluar", shtoi ai.

India është një partner i rëndësishëm i Uashingtonit, e cila po përpiqet të kundërshtojë ndikimin në rritje të Kinës, ndërsa Pakistani mbetet aleat i SHBA-së edhe krahas vlerës së tij të ulur pas tërheqjes së SHBA-së nga Afganistani fqinj në vitin 2021.

Analistët dhe disa ish zyrtarë besojnë se përzierja e SHBA-së në arritjen e qëllimeve diplomatike në luftën e Rusisë në Ukrainë dhe lufta e Izraelit në Gaza mund ta detyrojë Uashingtonin t'i lë Indinë dhe Pakistanin të qetë në ditët në vijim të tensioneve të tyre, pa presion më direkt nga qeveria amerikane.

"Shpresa jonë dhe pritja është që kjo të mos shndërrohet në një luftë rajonale më të gjerë, pse mos dhashtë Zoti në një konflikt bërthamor", tha Vens mbrëmë në një intervistë për Foks Njuz. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR