• e hënë, 23 dhjetor 2024

Xhaferi-Val: Rregullorja e re kuvendore deri në fund të muajit, ndërsa do të zbatohet nga përbërja e re kuvendore

Xhaferi-Val: Rregullorja e re kuvendore deri në fund të muajit, ndërsa do të zbatohet nga përbërja e re kuvendore

Shkup, 26 tetor 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot ka realizuar takim me ambasadorin Kilian Val, shef i Misionit të OSBE-së Shkup. Në takim u bisedua për Propozim Rregulloren e re për punën e Kuvendit.

Siç njnoftuan nga pres-shërbimi i Kuvendit, Xhaferi ka falënderuar për gjithë mbështetjen që Kuvendi e pranon nga Misioni i OSBE-së në Shkup gjatë periudhës së kaluar.

"Mbështetje kishte edhe për çështjet e Propozim rregullores e cila është produkt i punës konstruktive pesëvjeçare të gjitha partive politike parlamentare për arritjen e konsensusit në drejtim të dispozitave të parashikuara në Propozim Rregulloren e re për punën e Kuvendit. Ai theksoi se qëllimi i të gjithë pjesëmarrësve në përpilimin e Propozim Rregullores së re është të parandalohen të gjitha ngjarjet e padashura të bllokimit të punës së dhomës ligjvënëse, të mësuar nga përvoja e deritanishme në 30 vitet e kaluara. Po ashtu informoi se parashikohet që Rregullorja e re të zbatohet nga përbërja e re parlamentare. Momentalisht është në fazën e leximit të dytë në Komisionin për Çështjet e Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit e cila është caktuar për ditën e nesërme dhe në të cilën do të shqyrtohen amendamentet e parashtruara për Propozim Rregulloren. Pritet që të pranohen një pjesë e amendamenteve të cilat një pjesë janë pranuar paraprakisht me konsensus të koordinatorëve të grupeve parlamentare. Kryetari tha se rregullat për punën e Kuvendit doemos të jenë precize sepse ato janë instrumenti më i mirë për një parlament funksional", theksohet në kumtesë.

Ambasadori Kilian Val shprehu kënaqësi për procesin e koordinimit rreth miratimit të Rregullores së re për punën e Kuvendit dhe shprehu pritje për miratimin e saj deri në fund të këtij muaji. Po ashtu, shprehu gatishmëri që Misioni i OSBE-së në Shkup të vazhdojë të mbështesë dhe avancojë punën e Kuvendit kudo që ka nevojë në të ardhmen. mb/

Foto: Kuvend

QËNDRONI TË LIDHUR