• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Xhaferi ka shpallur zgjedhje për anëtarët e Këshillit të Komunës së Tetovës

Xhaferi ka shpallur zgjedhje për anëtarët e Këshillit të Komunës së Tetovës
Shkup, 21 qershor 2022 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në pajtim me të gjitha kompetencat e tija kushtetuese sot ka shpallur zgjedhje për anëtarët e Këshillit të Komunës së Tetovës. Sipas Vendimit që e solli Xhaferi në bazë të Kodit zgjedhor, zgjedhjet për anëtarët e Këshillit të Komunës së Tetovës do të mbahen më 20 gusht të vitit 2022. Në seancën e sotme të Komisionit Shtetëror Zgjedhor u konfirmua se inspektimi publik në listën zgjedhore fillon nga 1 korriku dhe zgjatë 20 ditë, në konkludim me 20 korrikun. Grumbullimi i nënshkrimeve për listat e pavarura të kandidatëve fillon nga 30 qershori dhe do të zgjasë 15 ditë në konkludim me 14 korrikun dhe e njëjta do të zbatohet në sektorin rajonal të KSHZ-së në Tetovë. Dorëzimi i listave të kandidatëve për kandidatët për Këshillin e Komunës së Tetovës, deri tek Komisioni Zgjedhor Komunal është më së voni në konkludim me 15 korrikun deri në ora 00:00. Shorti për numrin rendor në fletëvotim për Këshillin e Komunën e Tetovës. KSHZ-ja do të zbatojë më së voni deri më 26 korrik. Fushata zgjedhore për zgjedhjet për Këshillin fillon më 31 korrik në ora 00:00 dhe zgjatë deri më 18 gusht deri në ora 00:00. Afatet për kryerjen e të gjitha veprimeve zgjedhore fillojnë të vijojnë nga dita e publikimit të Vendimit për shpalljen e zgjedhjeve në "Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut". Në seancën qeveritare më 14 qershor është sjell vendim për shpërbërjen e Këshillit të Komunës së Tetovës në pajtim me realizimin e njërit prej kushteve në nenin 75 nga Ligji për vetëqeverisje lokale, sipas të cilit këshillat komunal do të shpërbëhen nëse nuk e sjellin llogarinë përfundimtare dhe Buxheti deri më 31 mars siç është parashikuar me dispozitën ligjore. fb/  

QËNDRONI TË LIDHUR