• e hënë, 23 dhjetor 2024

Xhaferi kërkoi derisa nuk hetohet se çfarë ka ndodhur në Komisionin për kontrollin e ASK, ajo të prolongohet

Xhaferi kërkoi derisa nuk hetohet se çfarë ka ndodhur në Komisionin për kontrollin e ASK, ajo të prolongohet
Shkup, 18 nëntor 2022 (MIA) – Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot kërkoi nga kryetari i Komisionit për mbikëqyrje të punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë së Zbulimit, Lupço Prenxhov ta ndërpresë punën e komisionit “derisa nuk hetohet se çfarë ka ndodhur në seancën e sotme të këtij trupi parlamentar”. Sipas informacioneve nga mediat, ajo që është folur në seancën e mbyllur të Komisionit, në të cilën kanë qenë të pranishëm drejtori i ASK-së Viktor Dimovski lidhur me rastin Onishçenko, ka shkuar me zë drejtpërdrejt në Jutjub. Nga Kabineti i Xhaferit shprehen se derisa nuk hetohet rasti, nuk mund të japin kurrfarë informacioni. Xhaferi në fillim të seancës theksoi se nuk do të tërhiqet nga kompetencat e tij për të hetuar deri në fund se çfarë është duke ndodhur. “Ka vendim që në Komisionin puna të jetë e mbyllur. Prej ku, si, çfarë, kjo nuk është puna ime që unë ta hetoj. Ka institucione shtetërore që janë kompetente për ta zbatuar këtë dhe të gjitha institucionet kompetente janë të informuara dhe do të jenë në Kuvend për ta hetuar atë. Mirëpo, kjo nuk është për televizion, derisa nuk përcaktohet se çfarë ka ndodhur”, tha Xhaferi. Ai theksoi se nuk ka çfarë të fshehë nga deputetët dhe nga shërbimet, duke bërë të ditur se ne jemi anëtare e NATO-s, pretendentë të jemi pjesë e BE-së dhe jemi shënjestër e sulmeve kibernetike dhe nuk duhet ndodhë ajo që ka ndodhur në fqinjësi. “Unë edhe sipas postit ndërmarr gjithçka që është e mundshme në kompetencë time që të mos ketë ndërhyrje të tilla siç ka pasur në fqinjësi”, tha Xhaferi. Ai iu drejtua deputetëve, duke potencuar se ata nuk duhet të lejojnë që si anëtarë të Komisionit të dalin nga seancat nëse ajo është e mbyllur dhe nga ajo “nuk guxon të dalë asgjë”. Deputeti Pavle Trajanov nga LD-ja kërkoi që seanca e Komisionit të mos jetë e mbyllur për shkak të rëndësisë së çështjes për të cilën diskutohet. “Ishim të informuar nga gazetarët se është prishur konspirativiteti i seancës. Duke marrë parasysh faktin se kjo mund të jetë dezinformatë, kërkoj që të hetohet e gjithë kjo situatë, meqë është koha e fundit që ta mbajmë seancën e mbyllur për çështje jashtëzakonisht të rëndësishme, ndërsa përmes strimingut gjoja dikush nga gazetarët i kanë dëgjuar ato informacione. Si kryetar ju lus megjithatë nëse kjo nuk është e vërtetë, meqë të gjithë gazetarët janë të informuar, një pjesë e tyre e kanë ndjekur edhe seancën, por ka mundësi që kjo të mos jetë e vërtetë, por është me rëndësi meqë kjo tashmë ka shkuar në opinion, të ndërmerrni masa përkatëse në mënyrë që të pastrohet kjo punë”, tha Trajanovi në fillim të vazhdimit të seancës plenare. Xhaferi atëherë iu përgjigj se nuk është korrekte të thuhen në foltore gjëra për të cilat janë në rrjedhë hetime. “Në fakt keni certifikatë për informacione të klasifikuara dhe derisa nuk del shtëpia këtu të thotë se çfarë ka ndodhur, nuk është korrekte. Unë për vete nuk hidhërohem. Kjo është çështje e shtetit, nuk është për mua si kryetar i Kuvendi. Në fund të fundit, bëni çfarë të doni. Ajo që po ndodhë është punë, përgjegjësi dhe situatë e shtetit. Çfarë doni tani t’ju them çfarë kam ndërmarrë unë. Më falni, kjo punë nuk është korrekte. Sa për dijeninë tuaj para se të vini të tregoni ju, është ndërmarrë gjithçka që duhet të ndërmarr unë si kryetar i Kuvendit, por kjo nuk është për media. Kjo është hetim. E dini se në hetim nuk mund të shkojë në opinion procedura që është duke u zbatuar”, tha Xhaferi. Mediat, sipas tij, kanë qenë korrekte që nuk kanë dalë jashtë asaj që e kanë detyrim ligjor se nuk guxojnë të manipulojnë me gjëra që kanë të bëjnë me punë shtetërore. Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski theksoi se është evidente se sot ka situatë që duhet të hetohet dhe për të cilën duhet të kemi informacione konkrete se çfarë ka ndodhur. “Nuk e arsyetoj reagimin e kolegëve nga pushteti, për arsye se ky është problem në këtë institucion dhe është problem i madh nëse kjo me të vërtetë ka ndodhur edhe në shtetin. Prandaj, kryetar ju inkurajoj dhe me siguri në përputhje me kompetencat tuaja të merrni përsipër obligimin që të bëhet hetim i plotë për incidentin, respektivisht skandalin, nëse ka ndodhur në Komisionin që mbahej sot. Ajo duhet të jetë prapa dyerve të mbyllura në të cilën morën pjesë deputetë, të cilët kanë certifikata të nivelit të caktuar dhe nëse me të vërtetë ka ndodhur diçka e këtillë me të vërtetë duhet të ketë përgjegjësi”, tha Micevski. Është koha e fundit, sipas tij, që të bëhet ajo dhomë e mbyllur. Skandal të këtillë nuk duhet të komentoj nga vend, të reagojmë ndaj kolegut Trajanov ose nga ana tjetër të heshtim. Të gjithë duhet të punojmë për të parandaluar diçka të këtillë për arsye se shumë shpesh na ndodhin lëshime në sistemin e sigurisë dhe në funksionimin e shtetit”, tha koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së. Komisioni për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe të Agjencisë për Zbulim sot e vazhdoi seancën për rolin e ASK-së në dhënien e nënshtetësisë maqedonase Oleksandar Onishenkos. Në seancën sot mori pjesë edhe drejtori i ASK-së, Viktor Dimovski.

QËNDRONI TË LIDHUR